Telegrafi

Messi i shënoi për herë të parë Liverpoolit, por janë nëntë skuadra që argjentinasi nuk ka mundur dot t’iu shënojë gola

Lionel Messi. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Lionel Messi arriti t’i shënojë për herë të parë gol gjigantit anglez Liverpool.

Ishte ndeshja e katërt në karrierë për Messin që përballej me The Reds dhe në këtë takim argjentinasi arriti t’i shënojë dy gola në fitoren e Barcelonës 3-0.

31-vjeçari ndaj Liverpoolit arriti edhe shifrën magjike prej 600 golave të shënuar në karrierë.

Por argjentinasi nuk i ka shënuar të gjitha skuadrave me të cilat është përballur, pasi nëntë nga to nuk i kanë shijuar golat e ‘Xhuxhit magjik’.

Festa e Messit pas golit të parë të shënuar ndaj Liverpoolit. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images)

Njëra nga këto nëntë skuadra që Messi nuk i ka shënuar gol është Interi, pasi nga katër përballje me zikaltërtit, argjentinasi nuk e ka gjetur rrjetën.

Lionel Messi përballë Interit në vitin 2010. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Skuadra tjetër italiane Udinese gjithashtu nuk ka pësuar asnjëherë gol nga Messi, edhe pse bardhezinjtë janë përballur vetëm dy herë me argjentinasin.

Benfica dhe Rubin Kazan janë dy skuadrat tjera evropiane që janë përballur me Barçën në Ligën e Kampionëve dhe nuk kanë pësuar gola nga gjeniu Messi.

Messi në një ndeshje ndaj Benficas në vitin 2012 kur edhe pësoi një lëndim. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Ndërkohë ekipi nga Katari, Al Sadd gjithashtu është përballur me Barcelonën në Kupën e Botës për klube dhe nuk kanë pësuar nga Messi gol.

Argjentinasi ndaj Al Sadd në Kupën e Botës për klube në vitin 2011. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)

Në anën tjetër janë katër ekipe në Spanjë që Messi ka luajtur përballë tyre një ose dy ndeshje dhe nuk ka arritur t’i shënoj gola pasi këto skuadra tanimë luajnë në rangje më të ulëta të garave.

Ishte viit 2010 kur Messi u përball ndaj Xerez CD dhe nuk arriti t’i shënonte gol. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Uda Gramenet, Cadiz, Real Murcia dhe Xerez janë ekipet e vetme spanjolle që janë përballur me Messin dhe nuk kanë pranuar gola. /Telegrafi/