Lionel Messi e konsideron Cristiano Ronaldon në të njëjtin nivel me vetën, madje i mungon dikur rivali i tij i vjetër.
Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës ka qenë gjithmonë në garë për Topin e Artë me Ronaldon në vitet e fundit.
“Ka shumë lojtarë të mirë tani. Neymar, Kylian Mbappé, Luis Suarez, Eden Hazard, secili prej tyre mund të bëhet më i miri në botë”.
“Nuk e kam përfshirë Cristiano Ronaldon në atë listë, sepse e konsideroj atë të jetë në të njëjtin nivel me mua”.
“Ishte bukur kur luaja kundër Ronaldos edhe pse ishte e vështirë dhe më ka shkaktuar vuajtje. Isha i zemëruar kur Real Madrid fitonte tituj”.
“Do të ishte bukur nëse ai do të ishte ende këtu në Spanjë, por unë kam respekt të madh për Juventusin”.
“Ata duket se janë një skuadër shumë e fortë, me lojtarë të shkëlqyeshëm dhe tani janë edhe më të fortë me Cristiano. Shpresoj të shihmi në finale”, ka thënë Messi për Radio 94.7 Club Octubre./Telegrafi/