Site icon Telegrafi

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Lionel Messi u kthye nga lëndimi për të shënuar dy herë në hapësirën e katër minutave në fitoren 3-1 të Inter Miami ndaj Philadelphia Union.

Messi ishte jashtë fushës që nga korriku, ndërsa mbrëmë është rikthyer në fushë dhe ka treguar edhe një herë magjinë e tij.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Mikael Uhre tashmë në minutën e 2-të, por më pas në skenë doli Messi dhe në minutën e 26-të barazoi rezultatin pasi realizoi një nga driblimet e tij karakteristike.

Goli i dytë i Messit ishte vetëm katër minuta më vonë dhe ai e shënoi në mënyrën e tij me një goditje nga brenda zonës.

Interesant është fakti se asistimet e tij në gola ishin ish-shokët e skuadrës nga Barcelona, ​​Luis Suarez dhe Jordi Alba.

Messi në skenë doli edhe në minutën e 90+8, ku kësaj radhe dhuroi një asistim për Luis Suarez që realizoi për rezultatin përfundimtar 3-1

Me këta dy gola, Messi ka shkuar në kuotën e 14 golave në kampionat dhe 15 asistimeve. /Telegrafi/

Exit mobile version