Telegrafi

Messi ose Ronaldo te PSG, klubi francez ka vendosur se kush do të largohet që të lëshojë vendin

Dëshira e Paris Saint-Germain për të marr njërin nga yjet Leo Messin ose Cristiano Ronaldon duket e qartë.

Megjithatë ata duhet të largojnë një sulmues që t’i hapë rrugën ardhjes së njërit nga legjendat dhe kampionët francezë duket se kanë vendosur se kush do të jetë ai.

Sipas La Reppublica, është Mauro Icardi ai që PSG do të kërkojë ta shes në mënyrë që të lehtësojë ardhjen e njërit prej dy emrave më të mëdhenj.

Milani dhe Juventusi thuhet se janë të interesuara për lojtarin, dhe PSG është e hapur për negociata.

Sipas së njëjtës gazetë, drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini tashmë ka zhvilluar bisedime me Wanda Naran, gruan dhe agjenten e Icardit.

Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër, mund të lejojë Cristiano Ronaldon ose Paulo Dybalan të largohet gjatë verës, dhe Icardi është një kandidat për të forcuar vijën sulmuese. /Telegrafi/