Site icon Telegrafi

Messi nuk është “i sigurt” as në Amerikë nga tifozët e PSG-së, ata vendosen një mesazh ofendues para stadiumit

Një grup tifozësh të Paris Saint Germain shfaqën një pankartë kundër Lionel Messit edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës para një stadiumi në Florida.

Tifozët e PSG-së e urrejnë Messin dhe e ofendonin atë edhe kur ishte duke luajtur për klubin parisien. Ai u fajësua për rezultatet e dobëta në Ligën e Kampionëve dhe u konsiderua shkaku numër një i dështimeve, më pas Messi vendosi të largohej nga klubi.

Ai si futbollist i lirë nënshkroi kontratë me skuadrën amerikane Inter Miami, ku debutoi mbrëmë në MLS, duke shënuar gol pas hyrjes në lojë në minutën e 60-të.

Lexo po ashtu Debutim spektakolar për Lionel Messin edhe në MLS

Mirëpo, Messi duket se nuk është “i sigurt” as në ndeshjet në Amerikë. Tifozët e PSG-së shfaqën një pankartë fyese përpara stadiumit DRV PNK, shtëpia e Inter Miamit, për të cilin luan Messi.

“Messi: Më në fund shpëtuam nga i vrazhdi”, shkruhet në sloganin e shfaqur jashtë stadiumit në Florida. Gjatë kësaj kohe, Messi shënoi në fitoren 2:0 ndaj Neë York Red Bull.

 

Ajo që është interesante është se tifozët e PSG-së nuk ia dërguan vetëm këtë banderolë Messit. Përkundrazi, të njëjtën gjë e kanë varur edhe në ndeshjen në shtëpi ndaj Lens, e cila u luajt mbrëmë, por me një “objektiv” tjetër.

Me të njëjtin mesazh, ata e quajtën të pasjellshëm Neymarin, i cili gjithashtu ndërroi klub këtë verë dhe nënshkroi kontratë për Al-Hilalin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version