Site icon Telegrafi

Messi nuk është kundër transferimit të Coutinhos te Barcelona

Ylli i Barcelonës, Leo Messi, u ka thënë drejtorëve të klubit se nuk ka asgjë kundër transferimit të Philippe Coutinhos në Nou Camp.

Para disa ditësh Neymar foli për përmirësimet që i ka bërë ylli i Liverpoolit në lojën e tij duke shtuar se transferimi i tij te Barca do të ishte i mirëseardhur.

Është shkruar shumë se Messi nuk do të ishte i lumtur nëse Coutinho do të arrinte te Barcelona, pasi do të rritej influenca e Neymarit në skuadër.

Por El Mundo Deportivo shkruan se ky shkrim nuk është i vërtet dhe se Messi do të ishte i lumtur me ardhjen e Coutinhos.

Ai u ka thënë drejtorëve të Barcelonës se e sheh brazilianin si një zëvendësues të denjë për kapitenin Andres Iniestas. /Telegrafi/

Exit mobile version