Site icon Telegrafi

Messi nuk është favorit: Këta janë emrat potencial për ta fituar “Topin e Artë”

Lufta për “Topin e Artë” do të jetë më ndryshe se në vitet e fundit, kur dominonin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Ky i fundit nuk është duke kaluar një edicion pozitiv në La Liga, por as në Ligën e Kampionëve kishte një ndër vitet më të dobëta në karrierë.

Por, rivali i tij nga Real Madridit, Cristiano Ronaldo i ka punët më mirë. Ai me skuadrën e tij është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton Telegrafi.

Sipas “Goal.com”, Messi mund të mungojë në mesin e finalistëve për “Topin e Artë”, por jo edhe rivali Ronaldos në Ligën e Kampionëve, përkatësisht sulmuesi francez i Atletico Madridit, Antonie Griezmann.

Kurse, finalisti i tretë mbetet të shihet deri në fund të sezonit, ndërsa kandidat potencial janë Luis Suarez (Barcelona), Zlatan Ibrahimovic (PSG) si dhe Gonzalo Higuain (Napoli). /Telegrafi/

Exit mobile version