Pronari i klubit Inter Miami, legjenda David Beckham ka qenë në kontakt me yllin e Paris Saint-Germain, Lionel Messi, për një marrëveshje e cila do ta shihte argjentinasin ta mbyllte karrierën në Mayor League Soccer (MLS).
Ikona argjentinase së fundmi u bashkua me Paris Saint-Germain në një marrëveshje dyvjeçare, por nuk prita ta mbyll karrierën në Ligue 1.
Kampionati elitar amerikan MLS po shihet si destinacioni i ardhshëm dhe i fundit për Messin në karrierën e tij si futbollist.
Sipas mediumit The Mirror, Beckham po përpiqet të bindë Messin të përfundojë karrierën e tij në klubin e Inter Miamit.
EXCLUSIVE: David Beckham holds talks with Lionel Messi about Inter Miami transfer when PSG deal ends |@riccosranthttps://t.co/HedEogyelq pic.twitter.com/HAPHeeHG5k
— Mirror Football (@MirrorFootball) August 21, 2021
Pronari i Inter Miamit thuhet se tashmë ka qenë në kontakt për të diskutuar një kalim të mundshëm të Messit në MLS në vitin 2023.
Messi ishte në Miami kohëve të fundit për të blerë prona dhe Beckham shpreson se do të angazhohet të luajë për klubin para se të varë këpucët e tij. /Telegrafi/