Portali më i madh sportiv, Goal.com ka organizuar një sondazh të titulluar “Legjendat e Kupës së Botës”.
Megjithëse Lionel Messi morri votat e shqiptarëve, në fund, Cristiano Ronaldo shkoi në finale të këtij sondazhi.
Portali ka publikuar rezultatin e statistikave që kanë nxjerr argjentinasin para portugezit me votat e Shqipërisë, transmeton Telegrafi.
Argjentinasi mblodhi 60 për qind të votave në Shqipëri, kundrejt 40 të Ronaldos. Por, rezultati i përgjithshëm ishte 201,749 vota për Ronaldon kundrejt 204,196 për Messin.
Në këtë mënyrë, Ronaldo ka hyrë në finalen e “Legends World Cup” ku do të ballafaqohet me legjendën hungarez, Ferenz Puskas. /Telegrafi/