Për Lionel Messin, fundi i këtij viti mund të jetë fillim i mbarë i një viti tjetër i mrekullueshëm.
Viti 2017 nuk ka qenë më i miri në aspektin e trofeve për argjentinasin.
Por, ai ja doli që këtë vit ta mbyllë me një performancë historike në El Clasico ndaj Real Madridit.
Futbollisti argjentinas ishte i pandalshëm në këtë takim, ku ai arriti të sigurohet që të mbyllë vitin si top golashënues.
Messi e ka mbyllur vitin 2017 me 54 gola, një më shumë se Cristiano Ronaldo, Robert Leëandoëski dhe Edinson Cavani. Harry Kane arriti që të shënojë tri gola në udhëtim ndaj Burnleyt dhe kështu arriti në kuotën e 53 golave.
I vetmi që mund ta arrijë këtë rekord është Harry Kane, i cili ka edhe një ndeshje për të zhvilluar këtë vit, ndaj Southamptonit pas tri ditësh.
Pos tjerash, Messi e mbylli vitin me një tjetër rekord madhështor.
Ai ka arritur të shënojë golin e 526-të për Barcelonën dhe arrin të tejkalojë rekordin e Gerd Mullerit prej 525 golave zyrtarë për një klub të vetëm në top 5 ligat evropiane.
Lionel Messi mund të mos e ketë fituar Topin e Artë, por patjetër që ka çka të tregojë për këtë vit për të arriturat individuale. /Telegrafi/