Site icon Telegrafi

Messi mbeti i tronditur kur tifozi i Ekuadorit hyri në fushë dhe e kapi për qafe

(Foto: Screenshot/Instagram/jossuegarzon)

Lionel Messi mbeti i tronditur pasi një tifoz i Ekuadorit hyri në fushë dhe e kapi për qafe në përpjekje për të xhiruar një video me superyllin argjentinas.

Ekuadori dhe Argjentina veçmë e kishin siguruar vizën për ‘Katar 2022’ para takimit të të mërkurës mbrëma në kuadër të kualifikimeve nga CONMEBOL, megjithatë zhvilluan një sfidë argëtuese para tifozëve në Estadio Monumental Banco Pichincha.

Takimi i u mbyll baras (1-1) me golat e Julian Alvarez dhe Enner Valencia, ndërsa vëmednje të madhe ka marrë edhe tifozi që iu afrua superyllit të Albicelestëve.

Ishte një moment i pakëndshëm për Messin pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, kur një tifoz i Ekuadorit hyri në fushë dhe e kapi për qafe 34-vjeçarin, ndërkohë që po xhironte me telefonin e tij.

Lexo po ashtu Çdo ekip që është kualifikuar deri më tani në “Katar 2022” dhe pesë vendet që ende nuk e kanë prerë biletën

“E kemi vetëm një jetë dhe një mjafton për mua, sepse e takova futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”.

“I dashur Leo Messi, faleminderit për të gjitha çastet e bukura që mi ke dhënë përgjatë viteve me futbollin tënd të bukur. Të dua dhe e dua këtë sport”, ka shkruar tifozi i njohur si Jossue Garzon në postimin e tij në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version