Adin Ross, një YouTuber i famshëm amerikan që ka më shumë se shtatë milionë ndjekës në rrjetet sociale, zbuloi se humbi shtëpinë e ëndrrave pasi Lionel Messi bleu shtëpinë që donte në ankand.
Në videon e tij të fundit, të cilën e ka publikuar në kanalin e tij në platformën Kick, ai është ankuar se ylli argjentinas i “vjedhi para hundëveshtëpinë e shumëdëshiruar”.
Megjithatë, Adin Ross pretendoi se kishte informacione se prindërit ose gjyshërit e Messit duhet të jetonin në shtëpinë e blerë nga argjentinasi.
“Leo Messi më la të pastrehë në Miami. Doja shumë një shtëpi të caktuar, por duket se do të më duhet ta ndërtoj vetë, sepse do të jetë e pamundur të gjej një shtëpi tjetër si ajo”.
Lionel Messi outbid Adin Ross for a crib in Miami‼️⚽️ pic.twitter.com/OJUu1vVcx9
— DramaAlert (@DramaAlert) November 6, 2023
“Dhe e vërteta është se oferta ime u tejkalua nga një sportist shumë i famshëm dhe shumë i pasur. Po, është fjala për Messin. Në fakt, unë mendoj se ajo shtëpi ishte për prindërit e tij”.
“Më besoni, mund të kisha paguar shumë. Ai ishte më i shpejtë dhe ma mori shtëpinë”, tha Adin Ross.
Kujtojmë se Lionel Messi u transferua në Inter Miami në verë pas ndarjes nga PSG dhe disa ditë më parë fitoi Topin e Artë të tetë. /Telegrafi/