Asi i Barcelonës, Lionel Messi, ka shfrytëzuar situatën e tij kontraktuale që të kërkojë transferimin e anësorit, Angel Di Maria.
Diario Sport shkruan se Messi ka ëkrkuar transferimin e argjentinasit para rinovimit të tij.
Katalanasit kanë fokusuar forcat e tyre te Coutinho, por Messi po kërkon që të ketë fokus në ditën e fundit të afatit kalimtar te Di maria.
Presidenti i Barcelonës, Bartomeu, e di se Messi është i frustruar dhe duhet t’ia plotësojë dëshirat.
Bartomeu shpreson se Messi do të bindet se kryesia e klubit e do më të mirën për klubin. /Telegrafi/