Lionel Messi thuhet se është ngopur nga forma e dobët e disa bashkëlojtarëve te Barcelona dhe ka kërkuar nga bordi i klubit shitjen e tyre.
Gazeta katalunase Sport raporton se Messi ka emëruar tre lojtarët që dëshiron që klubi të largojë këtë verë, me Philippe Coutinhon mes tyre.
Kjo kërkesë e argjentinasit vjen pasi kampionët spanjollë u eliminuan prej Ligës së Kampionëve nga Liverpooli në gjysmëfinale të martën mbrëma.
Përveç brazilianit, Messi i ka kërkuar Barcelonës që të largojë edhe mesfushorin kroat, Ivan Rakitic dhe mbrojtësin francez Samuel Umtiti.
Coutinho ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain, ndërsa një kthim te Liverpooli apo edhe Manchester Unitedi nuk është përjashtuar, por duket jashtëzakonisht e vështirë.
Mesfushori kroat ka qenë i lidhur me një transferim te Interi, ndërsa Umtiti me një kalim te Arsenali në Ligën Premier. /Telegrafi/