Lionel Messi thuhet se i ka rekomanduar klubit të tij nënshkrimin me sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero.
Barcelona gjatë kësaj jave ndërroi trajnerin, pasi emëroi Quique Setien në vend të Ernesto Valverdes së shkakuar.
Megjithatë, klubi nga Camp Nou është i interesuar edhe në sjelljen e ndonjë lojtari të ri, sidomos në sulm pas lëndimit të Luis Suarezit.
Sipas mediumit britanik The Mirror, kapiteni i skuadrës, Messi ka rekomanduar që Barcelona të nënshkruajë me shokun e tij të Argjentinës, Sergio Aguero.
Trajneri i ri, Setien me sa duket zhvilloi një takim sy më sy vetëm me Messin pasi mori skuadrën e tij të re për stërvitje.
Mesi beson se Aguero do të ishte zëvendësimi i përsosur për Suarezin, i cili pritet ta humb gjithë pjesën tjetër të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju. /Telegrafi/