Telegrafi

Messi ka blerë apartament në Milano, shtohen spekulimet që e lidhin me Interin

(Foto: Getty Images/Montazh)

Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, thuhet se ka blerë një apartament në afërsi të zyrave të Interit në Milano.

Spekulimet për transferimin e mundshëm të argjentinasit te Nerazzurrët janë duke vazhduar ndërkohë që SportMediaset bën të ditur se ai ka blerë banesë në Milano, pranë babait të tij, Jorge.

Një shitje luksoze në qarkun Porta Nuova i ka intensifikuar spekulimet që e lidhin Messin me një kalim të mundshëm te Interi.

(Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Sipas burimeve në mediat italiane, ai ka e blerë banesën menjëherë pasi babai i tij u bë me pronë në Milano.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur se babai i Messit ka investuar në Itali për arsye fiskale. /Telegrafi/

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)