LaLiga ka startuar këtë sezon me vetëm një sulmues të madh në top formë dhe ai është Lionel Messi.
Lojtari që po e udhëheq garën për ‘Pichichi’ me 12 gola në 11 ndeshje dhe përcjellët nga Simone Zaza me nëntë.
Pas tyre vijnë Cedric Bakambu me tetë dhe Rodrigo Moreno e Antonio Sanabria me nga shtatë.
La Liga ka shumë lojtarë të mëdhenj, por ky sezon është shumë i dobët për ta.
Emrat të njohur si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Kevin Gameiro, Antoine Griezmann, Gareth Bale, Wissam Ben Yedder, por edhe Luis Suarez, janë dukshëm nën ritmin e tyre.
Këta shtatë sulmues së bashku kanë shënuar 12 gola, aq sa ka shënuar vetë Lionel Messi.
Disa prej këtyre emrave kanë përjetuar një rënie të madhe nga sezoni i kaluar, siç është Ronaldo që kishte shënuar pesë gola nga tetë ndeshje në këtë fazë të sezonit në 2016/17.
Benzema, gjithashtu nuk ka arritur të barazojë numrin e vitit të kaluar.
Deri tani lojtari që ka shënuar më pak se sezonin e shkuar është Suarez, që ka vetëm tre gola, pesë më pak se sa në 11 gushtin e sezonit 2016/17. /Telegrafi/