Barcelona është në kërkim të përforcimeve për sezonin e ardhshëm.
Në krye të listës mbetet Antoine Griezmann, i cili ka marr thirrje nga Lionel Messi.
Griezmann ende nuk e ka konfirmuar largimin nga Atletico Madridi, ndërsa përveç Barcelonës është në listë edhe Manchester United.
“Ai është një lojtar i madh, do të kuptoheshim së bashku”.
“Ai po kalon një moment shumë të mirë në karrierën e tij”.
“Nuk është ende njëqind për qind, por sa më shumë cilësi kemi, aq më mirë”.
Ardhja e ish-sulmuesit të Real Sociedad mund të shohë një riorganizim në sistemin e Ernesto Valverde, por kjo mund shqetëson argjentinasin.
“Kjo do të varet nga trajneri”.
“Ne duam të jemi ekipi më i mirë në botë, dhe për këtë ne duhet të shohim më të mirët”, ka thënë Messi. /Telegrafi/