Site icon Telegrafi

Messi i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për të mundësuar transferimin e Haalandit te Barcelona

Lionel Messi thuhet se është gati të rinovojë kontratën me pagë më të ulët, nëse kjo do të thoshte mundësim i transferimit të Erling Haaland nga Borussia Dortmundi te Barcelona.

Kapiteni argjentinas është në muajt e fundit të kontratës së tij aktuale me klubin nga Camp Nou, ndërsa emri i tij ka qenë më i përfoluri muajve të fundit për një transferim diku tjetër.

Klube të mëdha dhe të pasuara evropiane si Manchester City dhe Paris Saint-Germain e kanë bërë disa herë publike dëshirën për të transferuar Messin, por argjentinasi si duket do të mbetet te Barcelona.

Lexo po ashtu Barcelona i ofron Messit kontratë për 10 vitet e ardhshme – ai mund të bëhet drejtues pas pensionimit

Messit i është ofruar një kontratë e re disavjeçare dhe i është thënë nga presidenti i ri Joan Laporta se atij mund t’i duhet një ulje e pagës aktuale në mënyrë që të rinovohet përtej vitit 2021.

Por, prioriteti kryesor i Messit është të sigurohet që Barcelona do të jetë ambicioze në afatin e ardhshëm të transferimeve.

Lexo po ashtu Pep Guardiola bën një deklaratë tjetër mbi të ardhmen e Lionel Messit

Sipas mediumit Eurosport, Messi është i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij në Barcelona nëse kjo do të thotë që klubi mund të ndjekë transferimin e sulmuesit të Dortmundit, Erling Haaland.

Haaland është sensacioni i dy viteve të fundit dhe shumë klube të mëdha evropiane e duan atë, por nëse Messi kërkon që ai të transferohet në Camp Nou, kjo sigurisht se mund të luajë një rol të madh te norvegjezi. /Telegrafi/

Exit mobile version