Telegrafi

Messi: Fitorja në Bernabeu na mban në garë për titull (Foto)

Leo Messi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të folur rreth fitores së madhe të marr në Santiago Bernabeu ndaj Real Madridit, të cilën e cilësoj si shumë të rëndësishme.

Barcelona ka fituar me rezultat 3-2 ndeshjen derbi ndaj Realit, duke hapur kështu luftën për titullin kampion të La Ligas këtë sezon.

Në këtë “El Clasico” vendimtar u tregua ylli argjentinas, Messi, i cili shënoi dy gola të bukur, ku i dyti u shënua në minutën e fundit të ndeshjes dhe vulosi fitoren shumë të rëndësishme.

Është pikërisht Messi që ka shfrytëzuar profilin e tij në “Facebook” për të treguar që fitorja në “El Clasico” ishte shumë e rëndësishme, pasi mban skuadrën në garë për titullin kampion.

“Shkuam në Bernabeu për të kërkuar fitoren dhe për të mbajtur veten në betejë për titullin e La Ligas”, ka shkruar fillimisht Messi.

“Ka ende një rrugë të gjatë për të shkuar, por ne u larguam me gëzimin e marrjes së një hapi të rëndësishëm”, përfundoi ylli argjentinas.

Ndryshe, Messi me dy golat e shënuara në Bernabeu arriti në shifrën e 500 golave personal, duke e gdhendur emrin e tij me shkronja të arta në historinë e futbollit. /Telegrafi/