Lionel Messi ëhtë favorit për ta fituar Topin e Artë, duke e lënë pas vetës Cristiano Ronadlon dhe Virgil van Dijkun.
Mundo Deportivo raporton se ylli argjentinas është shumë afër ta fitojë trofeun më të madh individual për një lojtar, e që për të do të jetë i gjashti në karrierë.
Mediumi spanjoll bënë të ditur se statistikat tregojnë se 32-vjeçari e meriton ta fitojë trofeun e çmuar, pasi ka qenë fantastik në sezonin e kaluar.
Messi e ndihmoi Barcelonën në sezonin e kaluar ta fitonte La Liga-në, por që u eliminuan nga Liverpooli nga Liga e Kampionëve.
Argjentinasi po rivalizohet nga portugezi dhe mbrojtësi holandez, por që Mundo Deportivo sipas burimeve të veta mëson se ai do ta marrë Topin e Artë në duart e tij. /Telegrafi/