Legjenda italiane e futbollit, Christian Vieri e ka lavdëruar në masë të madhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi, të cilin e ka cilësuar si ‘Harry Potter i futbollit’, ndërsa ka shtuar se do ta gjuaj nga shtëpia televizorët e tij kur argjentinasit pensionohet.
Barcelona mposhti në udhëtim Juventusin me rezultat 2-0 në kuadër të ndeshjes së dytë të grupeve në Ligën e Kampionëve.
Messi ndihmoi golin e parë të shënuar nga Ousmane Dembele dhe shndërroi një penallti në gol për të siguruar fitoren 2-0 të mërkurën mbrëma.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë bëri një ndeshje të madhe me pesë pasime kyçe dhe 65 pasime në gjysmën e kundërshtarit.
Vieri, i cili fitoi Serie A me Juventusin në sezonin 1996-97 dhe ka 49 paraqitje për Italinë, lavdëroi kontributin e Messit në Torino.
“Një Barcelonë e mahnitshme, nuk kishte lojë. Ata mund të kishin shënuar lehtë gjashtë apo shtatë gola. Ata luajtën në mënyrë fantastike”, ka thënë fillimisht Vieri për CBS Sports.
“Messi është një magjistar, ai është Harry Potter i futbollit dhe kur ai ndalet së luajturi, unë do t’i hedh televizorët e mi”.
“Unë nuk do të punoj më në TV, unë do të shikoj Netflix, kjo është, sepse kur ai ndalet nuk ka asgjë tjetër për të parë”, përfundoi italiani.
Që nga sezoni i parë e Messit në Ligën e Kampionëve në sezonin 2004-05, vetëm Cristiano Ronaldo (38) ka dhënë më shumë asistime sesa 35-të të argjentinasit. /Telegrafi/