Telegrafi

Messi e Suarez e ‘mbytën’ Coutinhon me telefonata gjatë verës, vazhdojnë ta thërrasin ende tek Barça

Dyshja sulmuese e Barcelonës, Leo Messi dhe Luis Suarez e kanë ftuar në skaudër mesfushorin e avancuar të Liverpoolit, Philippe Coutinho, përpara dramave të transferimeve të javës së kaluar .

Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Messi dhe Suarez ishin të dy të etur për ta para lojtarin brazilian teksa bën lëvizjen e tij në La Liga te skuadra e tyre.

Lexo po ashtu Liverpooli ishte i gatshëm ta shes Coutinhon, por Barcës nuk i pëlqej propozimi i anglezëve

Dhe, si rezultat i padurimit të tyre për të parë Coutinhon, dy lojtarët thuhet se përmbytën brazilianin me telefonata gjatë gjithë verës.

Thuhet se Suarez, i cili kaloi tre vjet e gjysmë në Liverpool, ende ka një marrëdhënie të mirë me Coutinhon.

Por, pavarësisht nga përpjekjet e të dy lojtarëve, Coutinho përfundoi duke qëndruar te Reds, të cilët e përfshinë në skuadrën e tyre për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/