Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke e kërkuar rikthimin e Neymarit në Camp Nou, para transferimit të Antoine Griezmannit.
Skuadra katalunase është duke tentuar ta transferojë sulmuesin francez nga Atletico Madridit, pasi pak ditë më parë bëri me dije se ishte sezoni i tij i fundit në Wanda Metropolitano.
RMC Sport raporton se Messi i ka kërkuar Barcelonës që ta rikthejë Neymarin, dy vite pasi u transferua te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.
Argjentinasi ka raporte të shkëlqyera me brazilianin, andaj dëshira e tij është që ai të rikthehet sërish në Cap Nou, duke e injoruar dëshirën e Griezmannit që ta vesh fanellën blaugrana.
Messi duket se ka mbetur i acaruar nga refuzimi që u bëri sulmuesi francez në verën e kaluar, andaj po e preferon tani rikthimin e Neymarit.
Por, Barcelona e di se për ta rikthyer brazilianin në skuadër, duhet të paguajnë një shumë rreth 250 milionë euro te PSG-ja, mirëpo t’i ofrojë edhe një pagë të majme sulmuesit të kombëtares së Brazilit. /Telegrafi/