Telegrafi

Messi dhe yjet e Barcelonës duan që Pogba t’iu bashkohet

Yjet e Barcelonës, ndër ta edhe Lionel Messi, duan transferimin e Paul Pogbas te Barcelona, raportojnë mediat angleze.  

E ardhmja e Pogba në Manchester United është në dyshim për shkak të formës së tij jo të vazhdueshme dhe një grindjeje të vazhdueshme me menaxherin Jose Mourinho.

Por, skuadrat e interesuara për shërbimet e mesfushorit francez nuk janë të pakta dhe njëra nga to është edhe Barcelona.

Lexo po ashtu Eksod nga Manchester Unitedi, 10 lojtarë mund të largohen

Dhoma e zhveshjes së skuadrës spanjolle duke përfshirë yllin e tyre më të madh, janë në favor të një lëvizjeje për mesfushorin e Francës.

Pogba është i mirëpritur te Barcelona (Getty Images)

Sipas mediumit anglez Daily Mail, Messi është në mesin e një sërë yjesh të Barcelonës që duan që Pogba të bashkohet me klubin katalunas.

Yjet e Barcelonës, duke përfshirë Messin, Gerard Pique dhe Samuel Umtiti, së bashku me menaxherin Ernesto Valverde, dëshirojnë të sjellin Pogba në klub.

Lexo po ashtu Pogba i gatshëm të deklarojë largimin nga Unitedi shkaku i Mourinhos

Megjithatë, agjentët skautë të Barcelonës thuhet se ende mbeten të ndarë për një lëvizje të francezit në Camp Nou.

Për largimin e Pogbas nga Old Trafford është përfolur edhe gjatë verës, por në fund francezi vendosi të qëndroj te Djajtë e Kuq. /Telegrafi/