Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë arritur në kryeqytetin anglez, Londër, aty ku FIFA do t’i ndajë çmimet kryesore të vitit.
Sot (e hënë) në Londër do të mbahet ceremonia kryesore e ndarjes së çmimeve nga shtëpia e futbollit botëror, FIFA.
Ceremonia pritet të filloj nga ora 20:45 dhe tashmë kanë filluar të vinë aktorët kryesor të kësaj ceremonia.
Aty do të zgjidhen veç tjerash edhe lojtari i vitit nga FIFA, formacioni i vitit, goli i vitit, por edhe çmime tjera të rëndësishme.
Kur kanë mbetur edhe dy orë deri në nisjen e ceremonisë kanë mbërritur dy yjet kryesore të futbollit në vitet e fundit.
Fjala është për sulmuesin argjentinas të Barcelonës, Messi dhe atë të Real Madridit, portugezin Ronaldo.
Messi dhe Ronaldo kanë zbarkuar në qytetin e bukur të Londrës dhe janë gati për ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Argjentinasi dhe portugezi janë në listën e ngushtë të tre futbollistëve për çmimin kryesore, ku së bashku me ta është edhe sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar. /Telegrafi/