Telegrafi

Messi dhe Jordi Alba si në kohët e arta te Barcelona, një bashkëpunim fantastik i dyshes bën që argjentinasi të shënoj në kohën shtesë

Inter Miami ka shmangur humbjen ndaj Los Angeles Galaxy në xhiron e dytë të elitës së futbollit amerikan MLS.

Leo Messi ka qenë hero i skuadrës së tij me një gol të realizuar në minutën e 92-të pas asistimit nga Jordi Alba.

Por nuk ishte vetëm një asistim i thjeshtë, pasi bashkëveprimi që kanë bërë dyshja i kanë kthyer tifozët në kohën e Barcelonës kur anësori spanjoll dhe sulmuesi argjentinas thjesht ishin të pandalshëm.

Messi dhe Alba bënë sërish një bashkëpunim si te Barcelona dhe rezultoi me gol duke sjell gëzim të madh te Inter Miami.

Goli i argjentinasit është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale ku shumë komentues kanë shkruar se Barcelona e Luis Enriques tani ndodhet në MLS.

Gjithsesi Inter Miami mori një pikë nga udhëtimi në Los Angeles dhe pas dy ndeshjeve ka katër pikë në tabelë. /Telegrafi/