Site icon Telegrafi

Messi dhe Guardiola kanë biseduar disa herë – trajneri e ka këshilluar argjentinasin të qëndrojë te Barcelona

E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona është ende e paqartë dhe ka raportime të ndryshme nga mediat në Spanjë.

Sipas asaj që raporton gazetarja Veronica Brunati, ylli argjentinas dhe Pep Guardiola kanë folur disa herë në kohët e fundit.

Nga biseda e tyre telefonike, trajneri katalunas e ka këshilluar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që të qëndrojë te Barcelona.

Duket se Guardiola është në dijeni se nëse Manchester City tenton të transferojë atë në këtë verë, do të ishte tejet e vështirë.

Barcelona aludon se 33-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 700 milionë euro, ndërsa babai i tij po kërkon që ai të largohet si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Messi mund të humbë gjithë edicionin 2020/21 duke tentuar të largohet nga Barcelona

Blaugranasit nuk janë të gatshëm që të lejojnë largimin e tij në parametra zero, derisa letra për largim e javës së kaluar tashmë gjendet në zyrat e tyre.

Besohet se Babai i Messit po e shtynë djalin e tij që të kalojë te Citizens edhe në rast se këta të fundit duhet të ofrojnë tre lojtarë dhe 100 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version