Goli i Lionel Messit kundër PSV Eindhoven ndihmoi yllin e Barcelonës të kalojë Cristiano Ronaldon në një rekord të Ligës së Kampionëve që mbahej për një kohë të gjatë nga portugezi.
Ylli argjentinas shënoi një gol të bukur në minutën e 61-të të ndeshjes.
Me këtë gol, Messi u zhvendos në kuotën e 106 golave për Barcelonën në Ligën e Kampionëve.
Ky gol pati vlerën e një rekordi për sulmuesin argjentinas, i cili bëhet lojtari me më shumë gola për një klub të vetëm në këtë garë.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/1067903006493081600
Tani Messi ka plot 106 gola me Barcelonën, duke lënë pas vete Ronaldon, i cili ka shënuar 105 gola me Real Madridin.
Ky rekord pritet të mbahet gjatë nga Messi, pasi tani sulmuesi portugez ka kaluar në radhët e Juventusit dhe një rikthim i tij thuajse është i pamundur.
Messi dhe Ronaldo vazhdojnë të jenë në garë edhe për golashënuesin më të madh të gjitha kohërave.
Sulmuesi portugez qëndron më mirë, pasi ka plot 121 gola apo 15 më shumë se argjentinasi që ka 106 sosh. /Telegrafi/
https://twitter.com/BuVideos/status/1067906045538983937