Barcelona e barazoi rezultatin ndaj Real Madridit në ndeshjen e Superkupës së Spanjës që po zhvillohet në Camp Nou.
Gjyqtari e konsideroi të gabuar ndërhyrjen e Keylor Navas në zonë dhe akordoi penallti.
Përgjegjësinë e mori Lionel Messi dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë (77’).
Mirëpo, pas një kundërsulmi të shpejtë, Los Blancos e rikthyen epërsinë e tyre.
Dhe ishte Cristiano Ronaldo ai që e përfundoi aksionin me një gol të bukur.
Mirëpo, CR7 menjëherë pas u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një simulimi të pretenduar. /Telegrafi/