Telegrafi

Messi apo Ronaldo? Përgjigjet legjenda e Arsenalit, Robert Pires

Edhe ish-mesfushori i Arsenalit, Robert Pires, nuk ka shpëtuar se cilin preferon mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Francezi zgjodhi Ronaldon, por si lojtarin tij të preferuar, jo se është më i mirë.

Lexo po ashtu Lojërat Olimpike të vitit 1996 prodhuan këtë super formacion (Foto)

“Messi apo Ronaldo? Po shikoni, kam gjak portugez dhe më duhet të them, Ronaldo”.

“Jo që është më i miri, por se është lojtari të cilin e preferoj”, ka thënë Pires.

Pires është i lindur nga një baba portugez dhe nënë spanjolle. /Telegrafi/