Site icon Telegrafi

Messi afër të barazojë rekordin e Giggsit

Lionel Messi ka fituar trofeun e 10-të të La Ligas me Barcelonën duke u bërë lojtari me më shumë tituj te ligës te gjiganti katalunas, ndërsa është afër të barazojë një rekord të legjendës Ryan Giggs.

Ylli argjentinas është një makinë që fiton trofe pasi deri më tani ka grumbulluar plot 34 të tillë te Barcelona.

Dhjetë La Liga, katër Liga të Kampionëve, gjashtë Copa del Rey, tetë Superkupa të Spanjës, tre Superkupa të Evropës dhe tre Kupa të Botës për Klube.

Lexo po ashtu Messi futet në histori të Barcelonës, bëhet lojtari me më shumë tituj të La Ligas

Me triumfin e tij të fundit, Messi i është afruar në një rekordi të mbajtur nga ish-ylli i Manchester Unitedit, Ryan Giggs.

Mesfushori nga Uellsi është i vetmi lojtar në histori që fiton 36 tituj me të njëjtin klub, duke luajtur në Old Trafford nga sezoni 1990/91 në vitin 2014.

Giggs dhe Messi (Foto: Marca.com)

Giggs fitoi 13 tituj të Ligës Premier, dhjetë Community Shields, katër Kupa të Ligës, katër FA Cup, dy Liga të Kampionëve, një Superkupë të Evropës, një Kupë Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

Lexo po ashtu Të gjitha rekordet që Messi mund të thyejë në vitin 2019

Messi mund të barazohet me legjendën e Ligës Premier këtë sezon duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Copa del Rey.

Megjithatë, numri 10 duhet të presë disa vjet për t’u bërë lojtari më i trofeshëm i të gjitha kohërave, pasi Dani Alves mban 42 tituj nga koha e tij në Bahia, Sevilla, Barcelona, ​​Juventus, Paris Saint-Germain dhe Kombëtaren e Brazilit. /Telegrafi/

Exit mobile version