Site icon Telegrafi

Mësoni sa herë kanë luajtur të njëjtat klube në finale të LK-së

Real Madridi dhe Atletico Madridi do të takohen në finalen e sivjetme të Ligës së Kampionëve.

Kjo është hera e dytë që dy klubet madrilene luajnë në finalen e garës më të madhe evropiane, pas asaj të vitit 2014 në Lisbonë, të cilën e fituan Mbretërit.

Të dhënat statistikore tregojnë se kjo është hera e tretë që dy klube të njëjta luajnë dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Në të kaluarën në finale janë takuar dy herë Liverpooli dhe Milani, si edhe Barcelona dhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Exit mobile version