Telegrafi

Mësojini skuadrat me pasimet më të sakta në Ligën Premier këtë sezon (Foto)

Liverpooli është skuadra me më së shumti pasime të sakta në Ligën Premier.

‘Reds’ janë duke zhvilluar një sezon të madh nën drejtimin e Jurgen Klopp, me lojë të cilat po karakterizohet me pasime të shumta, por edhe të sakta.

Kjo pasi skuadra nga Anfield Road ka arritur të kompletoj plot 5855 pasime të sakta, duke lënë mbrapa skuadrat tjera të mëdha, shkruan Telegrafi.

Skuadra e dytë është, Manchester City, të cilët nën drejtimin e Pep Guardiolas po luajnë gjithashtu me pasime të shumta, ku kanë kompletuar 5743 pasime të sakta.

Në vend të tretërenditet Arsenali me 5695 pasime të sakta, vendi i katërt është i rezervuar nga Chelsea me 5400 pasime të sakta, ndërsa vendi i pestë i takon Manchester Unitedi me 5307. /Telegrafi/

Më shumë pasime të sakta këtë sezon në Ligën Premier:

Liverpool      5,855 pasime të sakta

Man City       5,743 pasime të sakta

Arsenal          5,695 pasime të sakta

Chelsea          5,440 pasime të sakta