Site icon Telegrafi

Mësohet se ku do ta vazhdoj karrierën Kevin De Bruyne pas largimit nga City

Kevin de Bruyne po i kalon muajt e fundit si futbollist i Manchester City, pasi ai është futur në vitin e fundit të kontratës.

Kontrata e belgut me kampionin në fuqi të Ligës Premier skadon më 30 qershor të këtij viti dhe nuk pritet që të ketë një rinovim të saj.

Por duket se mesfushori ofensivë ka vendosur që të largohet përfundimisht nga futbolli evropian.

Lexo po ashtu Pep Guardiola sinjalizon fundin e aventurës së Kevin De Bruyne tek Manchester City

33-vjeçari ka refuzuar edhe oferta multi milionëshe nga klubet arabe, pasi karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS.

Sipas asaj që ka raportuar TBR Football, klubi i ardhshëm i De Bruyne është San Diego FC, klub ky që këtë vit është futur në MLS.

Negociatat mes klubit amerikan dhe menaxherëve të De Bruyne janë në fazë të avancuar dhe belgu do t’i bashkohet atyre në korrik.

Këtë edicion mesfushori ofensivë ka zhvilluar 27 ndeshje me fanellën e Cityt, ku ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version