Qeveria italiane i ka lëshuar udhëzimet e saj të fundit pak më pak se një muaj nga fillimi i sezonit të ri të Serie A-së e i cili pritet të fillojë në 21 gusht.
Rajonet që janë në “Zonën e Bardhë” pra me kufizime minimale mund të hapin deri në 50 për qind të kapacitetit në një ambient të hapur.
Klubet ende nuk kanë filluar të shesin bileta sepse vetëm tifozët me “Pasaportë të gjelbër” mund të kenë qasje.
Kjo është një certifikatë elektronike që konfirmon statusin e Covid-it, vaksinimin e dyfishtë, provën e rikuperimit nga virusi gjatë muajve të fundit ose një test negativ brenda 48 orësh.
Kapaciteti i stadiumit të Serie A në 50 për qind: