Telegrafi

Lukaku do ta bartë numrin 90 te Interi, çfarë nënkupton kjo për Dzekon

(Foto: Twitter/Screenshot/Inter)

Romelu Lukaku është rikthyer te Interi nga Chelsea dhe do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit 2022/2023.

Zyrtarizimi i sulmuesit belg u bë përmes një videoje të përbashkët me presidentin Steven Zhang në zyrat e klubit.

29-vjeçari ka hequr dorë nga 35 për qind e pagës së tij në mënyrë që të realizohej transferimi.

Interi do t’i paguajë Chelseat tetë milionë euro për huazimin njëvjeçar plus bonuset e lidhur me performancën. Është një huazim i thatë, pra nuk ka opsion e as obligim blerjeje.

Lexo po ashtu Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola

Pas konfirmimit të transferit, u mësua edhe numri që do ta bartë Lukaku. Ai do ta veshë fanellën me numër 90 dhe kjo nënkupton se Edin Dzeko do të qëndrojë te Nerazzurrët duke bartur numrin 9.

Në postimin e tij në Instagram, Zhang e kishte shtuar hashtagun “90-ta është arma jonë e re” duke iu referuar belgut. /Telegrafi/