Përfaqësuesja e Holandës mori një goditje para duelit të parë në kampanjën kualifikuese për Euro 2024.
Pesë futbollistë u larguan pasi u dyshua për një virus, por më vonë u kuptua e vërteta.
Cody Gakpo, Matthijs de Ligt, Sven Botman, Joey Veerman dhe Bart Verbruggen janë futbollistët që u larguan, derisa ata janë zëvendësuar me tre të tjerë.
Qendërmbrojtësi i Interit, Stefan de Vrij, mesfushori i Bayern Munich, Ryan Gravenberch dhe portieri i Vitesses, Kjell Scherpen janë të ftuarit e ri në listën e ‘Tulipanëve’.
Nuk ka të bëj me ndonjë virus, por është mësuar se futbollistët në fjalë janë helmuar.
Sipas gazetës holandeze, ‘De Telegraaf’, prej kohësh lojtarët e kombëtares holandeze janë ankuar për ushqimin që u shërbehet në hotelin ku qëndron ekipi.
Menjëherë pas darkës të së mërkurës, një numër lojtarësh patën probleme me stomakun.
The road to EURO 2024 starts here. 🏟️#NothingLikeOranje #FRANED pic.twitter.com/Fd343UcZm7
— OnsOranje (@OnsOranje) March 23, 2023
Ndërkohë të enjten në mëngjes pesë emrat e lartë përmendur kanë shfaqur shenja serioze helmimi, duke e detyruar trajnerin Koeman t’i largojë nga grumbullimi i kombëtares për dy takimet kundër Francës dhe Gjibraltarit.
Gjithnjë sipas De Telegraaf, futbollistët e infektuar kishin ngrënë në darkë mish pule me salcë dhe helmimi duket se ka ndodhur nga ky ushqim. /Telegrafi/