Site icon Telegrafi

Mësohet arsyeja pse Mane lidhi gjurin para inkuadrimit, u këshillua nga Klopp? (Foto)

Liverpooli barazoi me Chelsean me rezultat 1-1.

Në këtë takim u rikthye dhe Sasio Mane i cili ishte i angazhuar me Kombëtaren e Senegalit në Kupën e Afrikës.

Pasi sulmuesi ishte i lodhur nga angazhimi me shtetin e tij, trajneri Jurgen Klopp vendosi ta pushojë në pjesën e parë.

Lexo po ashtu David Luiz shfrytëzoi amatorizmin e Mignolet (Foto)

Por, para se Mane të futet në lojë ai u ulë në bankën rezervë dhe mbështjelli gjurin dhe menjëherë tifozët e klubit anglez filluan të frikësohen për një lëndim të mundshëm.

Gjithsesi, e gjitha kjo besohet se ishte një këshillë nga Klopp që ai mos të lëndohet pasi lojtari kishte vendosur shishe plastike ujë të nxehtë në gjurin e tij, duke tentuar të ngrohë muskujt sa do pak. /Telegrafi/

Exit mobile version