Antoine Griezmann habiti shumë tifozë të futbollit pasi njoftoi se do të largohej nga Atletico Madridi në fund të sezonit, por tani po dihet arsyeja e vërtetë e këtij largimi.
Futbollisti 28-vjeçar ka qenë i lidhur më parë me Barcelonën, por ai nënshkroi një marrëveshje të re me klubin Los Rojiblancos në vitin 2018.
Megjithatë, gazeta spanjolle Marca raporton se francezi që fitoi Kupën e Botës mori vendimin për të lënë Atleticon dhe t’i bashkohet këtë verës Barcelonës vetëm për një arsye.
Arsyeja është për të mos e humbur shansin për të luajtur së bashku me Lionel Messin raporton Marca.
Gazeta spanjolle shton se kur Griezmann kishte një takim me drejtorin ekzekutiv të Atleticos, Miguel Angel Gil Marin dhe menaxherin Diego Simeone, ku ai tha se nuk mund t’i thotë jo Messit.
“Nuk mund t’i them jo Messi”, thuhet të kenë qenë fjalët e sulmuesit francez.
Sipas njoftimeve, kapiten i Barcelonës e ka thirr yllin e Atleticos dhe i ka thënë atij të vijë të luajë për kampionët e La Ligas.
Griezmann, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në vitin 2023, ka një klauzolë lirimi prej 120 milion euro në marrëveshjen e tanishme dhe ka qenë i lidhur edhe me skuadrat e Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
Radio Marca noticia que em reunião do Griezmann com Gil Marin, diretor do Atletico, e Simeone, o francês disse "não posso dizer não a Leo" e que Messi o chamou para jogar no Barcelona.
— Marcelo Bechler (@marcelobechler) May 17, 2019