Ivan Rakitic në afatin kalimtar të kësaj vere mund të ishte bërë një lojtar i Manchester United, por shkaku që ky transferim dështoi ishte moti i ftohtë që mbretëron në Angli.
Mesfushori kroat nuk ishte kundër largimit nga Barcelona, por dëshironte një skuadër që luante në një shtet ku klima nuk është shumë e ftohtë.
Rakitic gjatë karrierës së tij, sidomos në vitet e fundit është mësuar të luajë në qytete ku kryesisht temperaturat janë të larta.
Sipas Daily Mail, arsyeja se përse ky transferim i bujshëm nuk u konkretizua, është pikërisht se në Manchester është shumë ftohtë.
Gjithsesi Rakitic është jashtë planeve të Ernesto Valverdes dhe po gjen shumë pak hapësira te Barcelona në këtë sezon.
Mundësitë që ai të largohet në afatin e janarit janë të mëdha./Telegrafi/