Nga Bundesliga II në elitën e futbollit gjerman duke bërë mrekulli.
Fjala është për RB Leipzig që ka shkëlqyer në debutimin e saj në Bundesliga.
Natyrisht pas këtyre sukseseve të mëdha gjigantët evropian po i monitorojnë lojtarët e Leipzig.
Njëri nga ta që ka shkëlqyer më së shumti është mesfushori i talentuar Naby Keita.
22-vjeçari ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë këtë edicion në elitën e futbollit gjerman.
E përditshmja gjermane ‘Sport Bild’, ka zbuluar tetë skuadrat e mëdha evropiane që po e duan yllin e Leipzig.
Gjiganti katalunas Barcelona është favorit për të nënshkruar me të, por ai po kërkohet edhe nga Atletico Madrid në Spanjë.
Arsenal, Manchester United dhe Liverpool janë tri skuadrat tjera që e duan reprezentuesin e Guineas.
Ndërkohë në Francë ai është duke u kërkuar nga Monaco dhe Paris Saint Germain por edhe nga gjiganti gjerman Bayern Munich.
Keita mund të largohet nga Leipzig vetëm nëse vije një ofertë mbi 40 milionë funte për të.
Duhet cekur që ish-anëtari i Istres e Red Bull Salzburg ka kontratë me Leipzigun deri në qershor të vitit 2020. /Telegrafi/