Telegrafi

Mësohen shpenzimet e majme mujore të çiftit Wanda Nara dhe Mauro Icardi

(Foto: Instagram/mauroicardi)

Futbollisti argjentinas, Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, bëjnë një jetë luksoze, ndërsa tani është mësuar se sa para shpenzojnë çdo muaj.

Pas largimit nga Interi, sulmuesi e vazhdoi karrierën te Paris Saint-Germaini pas një transferimi prej afro 60 milionë euro, por në kryeqytetin francez nuk arriti të tregohej i rëndësishëm u huazua te Galatasaray.

Megjithatë, pavarësisht të ardhurave më të ulëta në Turqi, ai dhe Wanda, e cila është njëherësh agjente e tij, shpenzojnë një shumë të madhe parash çdo muaj.

(Foto: Instagram/wanda_nara)

“Ata janë mësuar në një standard jetësor, në të cilin Wanda ka shpenzuar ndërmjet 400.000 dhe 500.000 euro në muaj për të jetuar. Këto para kanë shkuar për shpenzimet e shtëpisë në Milano, shkollave ndërkombëtare për fëmijët e tyre dhe gjërat tjera”, ka thënë agjenti argjentinas, Augusto Tartufoli, në emisionin televiziv Los Angeles de la Manana.

Lexo po ashtu Wanda Nara përshtatet me jetën në Turqi pas transferimit të Icardit në Galatasaray, shfaqet joshëse në bikini
(Foto: Instagram/wanda_nara)

Megjithatë, çifti tash duhet t’i zvogëlojë shpenzimet pas kalimit të Icardit në Turqi. Te PSG, ai përfitonte 10 milionë euro në vit, mirëpo te Galatasaray paguhet rreth gjashtë milionë euro në sezon – njofton Marca.

(Foto: Instagram/wanda_nara)

“Turqit i thanë se mund t’i ofronin vetëm 750.000 euro shtesë në vit, ose 60.000 euro në muaj, sepse jeta në Turqi nuk është e shtrenjtë për të jetuar”, ka shtuar gazetari. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/wanda_nara)

 

(Foto: Instagram/wanda_nara)