Site icon Telegrafi

Mesazhi mbështetës i bashkëshortes për Messin: Do të jemi bashkë kudo që të jetë destinacioni tjetër

(Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)

Gruaja e Lionel Messit, Antonela Roccuzzo, ka shkruar një mesazh mbështetjeje për bashkëshortin e saj në Instagram, pas konferencës emocionuese për shtyp me rastin e lamutmirës së tij nga Barcelona.

Mesazhi që shoqërohej me një fotografi familjare të superyllit argjentinas, së bashku me koleksionin mbresëlënës të trofeve, përmban fjalë mbështetjeje dhe dashurie për 34-vjeçarin para hapit të tij të madh.

“Është shumë e vështirë të përmbledhësh me pak fjalë atë që kemi përjetuar gjatë gjithë këtyre viteve!”.

(Foto: Instagram/antonelaroccuzzo)

“Shumë emocione që do të lënë përgjithmonë gjurmë në jetën tonë. Megjithatë, siç është thënia: ‘Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë!’. Me familjen që na mbështet, do të dalim përsëri në atë fushë, më të fortë se kurrë”.

Lexo po ashtu Spekulimet barten në faqet rozë: Motra e Neymarit i shpreh mirëseardhje gruas së Messit në Paris

“Do të jemi bashkë kudo që të jetë destinacioni tjetër, por gjithmonë do të ecim përpara! Të dua!”, ka shkruar Antonela në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version