Eibarit do t’i duhen t’i luajë 13 ndeshje në stadiumin Ipuraua që të mbledh numrin e spektatorëve të Barcelonës në një ditë të vetme në Camp Nou, këto janë dy skajet në La Liga për mesataren e tifozëve në stadium për ndeshje.
Barça është ekipi me mesataren më të lartë këtë sezon me 76,317 spektatorë për ndeshje, ndërsa Eibari është në fund me 5,416 tifozë mesatarisht për ndeshje.
Gjithsesi Eibari mund të mburret se nga 27,17 banorë në qytet, 20 për qind e shikojnë skuadrën nga stadiumi, ndërsa te rasti i Barcelonës vetëm pesë për qind (1,620. 809 banorë) e popullsisë së qytetin shkojnë në stadium.
Me këtë krahasim është Villarreali që merr pjesë më të madhe të tortës, me një mesatare prej 16,340 spektatorë në Estadio de la Cerámica, do të thotë që 32 për qind e popullsisë së përgjithshme të qytetit (50,334) ndjekin skuadër nga afër.
Më së paku në këtë raport ka Rayo Vallecano,vetëm 0.36 për qind. Në 17 xhirot e para 4,650,396 tifozë kanë qenë të pranishëm në stadiume. Në këtë aspekt udhëheq Barcelona ku në nëntë ndeshje ka mbledhur gjithsej 686,855 spektatorë.
Në vendin e dytë për më së shumti tifozë në stadium është Real Madridi me një mesatare prej 63,870 tifozë. Fluksi më të madh Los Blancos e kishin në derbin e Madridit me 78,562 tifozë, ndërsa më të dobëtin ndaj Getages me 48.346 ndjekës.
Atletico në Wanda Metropolitan ka pothuajse 60 mijë tifozë për ndeshje, Real Betisi pozicionohet në pozitën e katër, më shumë se Bilbao, Valencia e Sevilla.
Deri më tani, loja me numrin më të madh të spektatorëve ka qenë El Clasico që u luajt në Camp Nou me 28 tetor, ku ishin të pranishëm 90,985 tifozë.
Një shifër që është në kontrast me ndeshjen Eibar-Huesca me 4,209 spektatorë, ndeshja me më së paku publik këtë gjysmë sezoni. /Telegrafi/