Telegrafi

Mes tensioneve në veri, Kurti takon ambasadorin Hovenier

Foto: Arkiv

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të enjte në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, teksa kanë thënë se është takim i rregullt javor.

Ky takim vjen në kohën kur situata në veri është tensionuar.

Lexo po ashtu Kurti: Nuk pranojmë që kryetarët të ushtrojnë detyrat në zyra paralele

Tensionet në atë pjesë të Kosovës u rritën qysh më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

E SHBA-ja e kritikoi Qeverinë Kurti për veprimet e saj dhe e sanksionoi Kosovën me mospjesëmarrje në stërvitjet ushtarake “Defender Europe 2023”.

Ndryshe, kryeministri Kurti gjatë ditës në një deklarim për media, i pyetur për raportet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, ka thënë se ato janë shkëlqyeshme, mirëpo ka raste kur dallojnë në qasje./Telegrafi/