Telegrafi

Mes shumë emocioneve, djali i heroit Afrim Bunjaku thirri emrin e babait të tij së bashku me tifozë e tjerë në “Air Albania”

Shqipëria barazoi pa gola me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Tanët e siguruan kualifikimin në barazimin 1-1 me Moldvinë, derisa mbrëmë u nevojitej vetëm një pikë për ta ruajt vendin e parë në grup dhe këtë e realizuan me sukses.

Por, në stadium pati një befasi të madhe, mes shumë atyre që u shfaqën si jashtë ashtu edhe brenda tij.

Lexo po ashtu Tifozët shfaqin një flamur gjigant të Shqipërisë në tribunën ballore të stadiumit

Djali i heroit kombëtar, Afrim Bunjaku ishin të pranishëm në stadiumin “Air Albania”.

Së bashku me tifozët e tjerë, ai thërriste emrin e babait të tij, derisa vërehej në fytyra e tyre emocioni i madh dhe në të njëjtën kohë edhe pikëllimi.

Kujtojmë se rreshteri Bunjaku u vra nga terroristët serbë më 24 shtator në Banjskë të Mitrovicës së Veriut. /Telegrafi/