Telegrafi

Mes momentesh intime me Luizin, Kiara: Ti je dashuria e jetës time

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy prej banorëve më të komentuar të Big Brother VIP Albania dhe vëmendja më e madhe është e drejtuar nga çifti që krijuan romancë rreth dy muaj më parë brenda shtëpisë së famshme.

Ndonëse kaluan në faza të ndryshe që shpesh herë u përcollën me debate mes tyre, me rikthimin e moderatores në BBVA, dyshja po shijojnë momentet më të bukura së bashku.

Në orët e vona, mes çiftit nuk mungojnë as momentet intime deh romantike ku nuk kalojnë pa bërë premtime ndaj njëri-tjetrit.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

E njëjta gjë ka ndodhur edhe mbrëmjen e kaluar teksa ata ishin të shtrirë bashkë në shtrat ndërkohë që putheshin dhe përqafoheshin.

Në një moment Kiara iu drejtua Luizit duke i thënë se ai është dashuria e jetës së saj, në anën tjetër këngëtari shkodran ia ripërsërit që atë e sheh si nënë të fëmijëve të tij.

“Ti je dashuria e jetës time”, dëgjohet t’i thotë Kiara.

Çifti ndërkohë prej ditësh janë komentuar që mund të kenë kryer marrëdhënie intime pas disa videove që u bën publike në rrjete sociale të cilat e dëshmonin këtë.

Lexo po ashtu Babai i Kiara Titos reagon pas komenteve negative ndaj moderatores: Kur doli nga BBVA ka qarë me ditë të tëra, po paguan çmimin për të tjerët

Mbetet të shihet nëse raporti I tyre kaq intim do të diskutohet edhe gjatë natë së spektaklit këtë të shtunë.

Kujtojmë gjithashtu që pas disa ditësh debate me banoren tjetër të rikthyer në shtëpinë e famshme, Efi Dhedhes, çifti kanë rregulluar raportet. /Telegrafi/