Telegrafi

Mes marrëdhënies së krijuar brenda me Luizin, Kiarës ia lëshojnë vazhdimisht këngët e Butrint Imerit

Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, që kur ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka shprehur një pëlqim për Kiara Titon.

Ai e ka ngacmuar vazhdimisht, ndërsa tani e ka pranuar se ka ndjenja të forta dhe se dëshiron të ketë diçka më shumë me të.

Duket se një reagim e ka marrë edhe nga prezantuesja e njohur, pasi qëndrojnë shumë afër njërit-tjetrit, madje shkëmbejnë edhe puthje përqafime.

Moderatorja ndërkohë në BBVA ka folur edhe për ish-partnerin e saj, këngëtarin Butrint Imeri.

Lexo po ashtu Luiz Ejlli: Nëse do të vinte Butrinti do më nxirrte komplet jashtë loje

Ajo ka zbuluar se ka pasur një lidhje me të kur kanë qenë në një moshë shumë të re.

Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e hënë) i janë lëshuar vazhdimisht këngët e ish-të dashurit.

Kjo duket si një ngacmim nga produksioni për Kiarën, meqenëse në anën tjetër ka nisur një njohje me Luizin. /Telegrafi/