Banori i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, që kur ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka shprehur një pëlqim për Kiara Titon.
Ai e ka ngacmuar vazhdimisht, ndërsa tani e ka pranuar se ka ndjenja të forta dhe se dëshiron të ketë diçka më shumë me të.
Duket se një reagim e ka marrë edhe nga prezantuesja e njohur, pasi qëndrojnë shumë afër njërit-tjetrit, madje shkëmbejnë edhe puthje përqafime.
Moderatorja ndërkohë në BBVA ka folur edhe për ish-partnerin e saj, këngëtarin Butrint Imeri.
Ajo ka zbuluar se ka pasur një lidhje me të kur kanë qenë në një moshë shumë të re.
Megjithatë, gjatë ditës së sotme (e hënë) i janë lëshuar vazhdimisht këngët e ish-të dashurit.
Kjo duket si një ngacmim nga produksioni për Kiarën, meqenëse në anën tjetër ka nisur një njohje me Luizin. /Telegrafi/